19th March 2018 Skopje, North Macedonia

Mbretëria e Bashkuar e zhvendosi Maqedoninë nga Brukseli në Nju Jork

Foto: Gjorgji Lichovski
Foto: Gjorgji Lichovski
Britania dhe Maqedonia kanë marrëdhënie diplomatike nga viti 1993. Me rastin e 25 vjetorit e pyetëm Goran Mihajlovskin për kujtimet e tij mbi fillimin e miqësisë britaniko-maqedonase.

Ambasadori Garet: Ç’kujtime keni për vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe mes Britanisë dhe Maqedonisë?

Mihajlovski: Në dhjetor të vitit 1993 isha gazetar në rubrikën politike të gazetës “Veçer”. Por fillimin e marëdhënieve dypalëshe mes Britanisë të Madhe dhe Maqedonisë i kujtoj një vit para fillimit zyrtar për arsye se Britania e Madhe ishte thellësisht e kyçyr në zgjedhjen e krizës pas shpërbërjes së Jugosllavisë së atëhershme.

Britania e Madhe luajt rol kyç në tejkalimin e problemit të njohjes së Maqedonisë nga Unioni Evropian aso kohe në Kombet e Bashkuara.  Në qershor të vitit 1992 Portugalia ishte kryesuese e Bashkimit Evropian. Atëherë u miratua e ashtuquajtura deklarata e Lisabonit në të cilën qëndronte që 12 vendet anëtare të BE-së nuk do ta njohin Maqedoninë si shtet të pavarur nëse në emrin e saj qëndron fjala “Maqedoni”. Fatmirësisht, në korrik kryesinë e Bashkimit Evropian e mori Britania.

Në fund të gushtit u mbajt konferenca e Londrës për Jugosllavinë ku nën kryesinë e Kryeministrit Xhon Mejxhor, krahas luftës që tërbonte Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën me drojë u hap çështja e Maqedonisë. Britania atëherë e nominoi Ambasadorin Robin O Nil si përfaqësues i obliguar për Maqedoninë.

Ai punoi shumë dhe në dhjetor të vitit 1992 në Samitin e BE-së në Edinburg diplomacia Britanike pati sukses ta revokon deklaratën e Lisabonit dhe çështjen e pranimit të Maqedonisë ta transferon nga Nju jorku, në Kombet e Bashkuara.

Më kujtohet që disa ditë para Samitit pata intervistë me Ambasadorin O Nil  në zyren e “Foreign Office” ku ai më priti me flamurin e Maqedonisë (atëherë flamurin e Maqedonisë me 16 rreze dielli) dhe haptazi fliste duke e cekur me qëllim emrin Maqedoni. Atë e potencova në intervistën për “Veçer”

Më pas isha në Edinburg dhe ne maqedonasve na lehtësoi fakti që në njëfarrë mënyre, Britania ia doli të na shtyej drejt Kombeve të Bashkuara, dhe most a mbajë çështjen të bllokuar në Bashkimin Evropian.

Ky ishte një veprim i shkëlqyer që mundësoi Maqedoninë të pranohet në Kombet e Bashkuara vetëm 4 muaj më vonë, në prill të vitit 1993.

Ambasadori Garet: Me ç’sfida mendon Maqedonia u ballafaqua aso kohe? Dhe si u ndryshuan që nga atëherë?

Mihajlovski: Më kujtohet  që bëra intervistë me Ambasadorin e parë të Mbretërisë të Bashkuar, Toni Milson në hapësirën e kaluar të Ambasadës që gjendej në qendër të Shkupit. Në atë kohë qetë të vendosur në të njëjtin vend sëbashku me Ambasadën e Gjermanisë. Por në momentin kur vërrejta stemën me pllakën e Mbretërisë dhe flamurin e Mbretërisë të Bashkuar isha i bindur që do të kemi sukses. Derisa një shtet i Bashkimit Evropian që është anëtar I vazhdueshëm në Këshillin e sigurisë hap Ambasadë këtu, kjo nënkupton që ata kanë vendosur të mbeten.

Sfidat ishin të mëdha. Ne ishim shtet i cili ishte i bllokuar nga Greqia. Kishte bllokadë në jug të kufirit dhe embargo ndaj Sërbisë për shkak të sanksioneve që u shkaktuan nga roli i Millosheviqit në luftërat me Kroacinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. S’kishte hekurudhë rrugës drejt Bullgarisë dhe Shqipërisë. Kolona të gjata për benzinë. Në të njejtën kohë entuziazëm i madh, patriotizëm i madh, zbatim i valutës vendase, pasaporta të reja, gara fillestare të kombëtares në futboll…..

Më kujtohet kur arrita në Getvik me pasaportën e re të Maqedonisë, u mblodhën disa zyrtarë të imigracionit dhe e shqyrtonin sikur të ishte një çudi botërore. Kisha fat që isha i akredituar nga agjensioni i gazetarëve dhe nuk kasha problem të hy në shtet. Mendoj që vulën e vënduan në një letër dhe më tej deri sa të njihen vizat vëndohej në letër. Të gjitha ato momente i kujtoj me gëzim edhe sot që edhe unë isha një pjesë e historisë.

Tashmë ku jemi? Akoma jemi larg nga ajo që kemi dëshiruar të bëhemi.

UK and Macedonia relations in the 1990s
UK and Macedonia relations in the 1990s

Ambasadori Garet: Diplomatët dinë t’i stërzmadhojnë marrëdhëniet dypalëshe. Çka shohish ti si vëzhgues i sinqertë, i hapur dhe transparent në marrëdhëniet mes Britanisë dhe Maqedonisë? Cilat janë përfitimet e vërteta për dyja palët?

Mihajlovski: Nuk e di nëse Britania e Madhe ka ndonjë përfitim nga ne. Por, ne e di që me siguri kemi. Është pasuri e madhe të kesh mik shtetin i cili ka vërtetuar që është fuqi botërore, shtet nga i cili i kemi mësuar vlerat demokratike dhe shtet zëri i së cilit dëgjohet kudo. Ndonjëherë kemi qenë të hamendur për arsye se historia na ka mësuar për disa marrëdhënie specifike mes Britanisë dhe Greqisë por kur është në pyetje qëndrimi zyrtar i Londrës zyrtare me ju nuk ka shaka. Nuk ka lojëra tinzake, vepra të lëra në gjysmë ose befasi. Kemi mësuar që kur Londra vendos një gjë ajo punë është e kryer. Britania është shumë konsekuent dhe qëndron pas vendimeve të saja. Nga Edinburg-u në vitin 1992 e gjer më tani.

Mos të flas për ndihmën financiare që Britania e Madhe ka ofruar Brenda 25 viteve të fundit. Ato shuma janë mesiguri magjepse dhe ju me siguri i dini më mirë se unë. Mbretëria e Bashkuar është edhe një ndër donatorët më të mëdhenj në Maqedoni.

Ambasadori Garet: A ke ndonjë eksperience personale me Britaninë që dëshiron ta ndash me ne?

Mihajlovski: Në  verën e vitit 1987 kalova tre muaj në Londër. Isha student, atëherë ishte trend të shkohet në Londër, me pasaportën Jugosllave nuk na duheshin viza. Që të mësojmë gjuhën angleze, punonim në hotele, restorane, sallone për fitness, butiqe…. unë kisha dëshirë të punoj si portier, ti mbaj kuferët e mysafirëve për arsye se në atë mënyrë fitohej shumë para, por për shkak se jam shumë më i dobët më ofruan të punoj si kopshtar në një hotel në Padington. Munde ta merrni me mend? Nuk dija asgjë mbi kopshtarinë dhe nuk kisha sfond të gjërë të fjalëve anglisht mbi kopshtarinë, por ia dola në fund.

Kaloja mirë duke qenë i rrethuar me shoqëri kosmopolite, për arsye se unë jam mendim lirë dhe shumë kurreshtar. Pronari i hotelit ishte Grek nga Qiproja, pronarja Italiane, menaxheri Anglez dhe personeli përbëhej prej punonjësve nga Spanja dhe Finlanda. Të gjithë disi mësonim gjuhën. Atë verë isha në koncertet e Vemblit, Madonës dhe Dejvid Bouvit. Do të vdisja prej gëzimit që jam pjesë e botës.

Më pas si kopshtar i suskseshëm më shpërngulën në një hotel më të shtrenjtë në Londrën Veriore në Svis Kotixh, atje përfitoja mirë. Por, shumë më nevrikoste metroja. Më kaplonte nostalgjia kur më kujtohej “fiqoja” ime në Shkup dhe se çfarë fraeriisha në fakultet, ndërsa aty prisja nën-tokë “ treni i ardhshëm vijim për kaq minuta, treni në vijim për aq minuta”. Me shumën e parave që përfitova dhe me shokët e mi spanjoll bleva biletë për Ibica. Britanezët aso kohe e zbuluan Ibicën si parajsë për zbavitje. Britania ishte dritarja ime ndaj botës. Shpenzova gjithçka. U ktheva në Londër pa asnjë funtë, disa shokë maqedonas më strehuan për tre ditë në Stokvell derisa pritja të kthehem në Beograd me fluturimin e Jat-it për të cilin kisha blerë biletë më heret.

Photo credit Gjorgji Lichovski
Photo credit Gjorgji Lichovski

Ambasadori Garet: Cilat nga stereotipet për Britaninë dhe Britanezët janë më afër vërtetes?

Mihajlovski: Nuk kam stereotipe për askënd, as për Britanezët, posaçërisht gjatë periudhës derisa jetoja aty, vërtetova  që rrëfimet që ata janë të ftohtë dhe mendjemëdhenj nuk janë të vërteta… më pëlqen humori britanik. Ndonjëherë ai humor është aq i sofistikuar sa që ndjej që vetëm Britanezët vetë mund ta kuptojnë. Por e kuptojmë edhe ne. Gjenerata ime u rrit me Monti Pajton, Alo Alo, Follty taurs, Only fulls and horses…

Ambasadori Garet: Kush ankohet më tepër për kohën – Britanezët apo Maqedonasit?

Mihajlovski: Ka dallim të madh. Britanezët flasin për kohën vetëm sa për të pasur bisedë. Ne ankohemi nga koha. Vuajmë. A keni dëgjuar ta mbytë e ashtuquajtura “promaja” dikë në MB?