22nd February 2017 Skopje, North Macedonia
Në prag të vizitës në Maqedoni
Nga momenti që Mbretëria e Bashkuar votoi të largohet nga Bashkimin Evropian, njerëzit që i kam takuar jashtë shtetit shpesh më kanë pyetur të njëjtën pyetje: Çfarë do të thotë kjo për vendin tim? Përgjigjja ime është gjithmonë e njëjta, Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Europian por nuk e lëshon Europën.
Në vizitën time të parë në Maqedoni, dua ta përcjelli këtë porosi, që angazhimi ynë për rajonin e Ballkanit është i palëkundur. Këtë e ka bërë të qartë edhe Sekretari i Jashtëm gjatë vizitës së tij të fundit si dhe Kryeministri, në fjalimin e tij për Britaninë Globale. Tani unë jam këtu për ta përforcuar këtë qëndrim.
E kuptoj që vizita ime ndodhën në një moment tejet të rëndësishëm në politikën e Maqedonisë ku partitë politike tuaja politike punojnë në drejtim të formimit të qeverisë. E di që zgjedhjet tuaja të fundit qenë të papermbushura. Në asnjë mënyrë Britania e Madhe nuk do të ndērhyjë në atë që ështē puna juaj, jo e jona. Ardhja ime në Maqedoni pikërisht që t’i dëgjoj udhëheqësit e të gjitha partive tuaja politike dhe të potencoj një porosi të qartë e të thjeshtë: Mbretëria e Bashkuar është një mik i madh i Maqedonisë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo qeveri të Maqedonisë që të krijon reforma thelbësore.
Çdo vend është i ndryshëm por për politikat dhe veprimet e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Maqedonisë vendos populli i Maqedonisë. Ne kemi shumë kujdes për vlerat e përbashkëta demokratike që ndajnë vendet tona dhe do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë që të jetë një partner i qëndrueshëm, i sigurtë dhe i suksesshëm. Ju keni përzgjedhur anëtarësimin në NATO dhe në BE si zgjedhjen më të mirë strategjike për vendin, dhe unë plotësisht pajtohem me këtë. Rruga e anëtarësimit në BE dhe NATO është thelbësore për stabilitetin e Maqedonisë, madje edhe në drejtim të sigurisë në rajon më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Tejkalimi i barrierave për anëtarësim kërkon vullnet, vendosshmëri politike dhe pa dyshim disa vendime shumë të vështira. Nevojitet që politikanët e Maqedonisë të tejkalojnë dallimet që janë krijuar nga kjo krizë aktuale politike e në vend të saj të përqëndrohen në reformat e nevojshme dhe parimet demokratike që do ta dërgojnë vendin para.
Demokracia nuk mund të ekzistojë pa transparencë dhe një sinqeritet i atillë nuk ka për qëllim të kërcënojë ose të dëmtojë politikanët dhe zyrtarët publikë. Përkundrazi, na ndihmon të veprojmë si përfaqësues të popullit tonë. Gjithashtu është e vërtetë që vlerat demokratike nuk mund të përvetësohen pa një shoqëri civile të shkahtë e vigjilinte dhe një sistem gjyqësor të pavarur nga ndikimi politik.
Gjatë vizitës time dua t’i dëgjoj pikëpamjet e liderëve politik dhe liderëve të shoqërisë civile. Shpresoj që do të jenë të hapur për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe jam i bindur që do të kemi diskutime progresive lidhur me atë se çka mund të bëjmë sëbashku për t’i tejkaluar.
E di që gjatë vizitës time mund të takohen vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë. Andaj, ju ftoj që t’i ndani sugjerimet tuaja për ta pasuruar njohurinë time. Më lejoni të kuptoj se si do ta përshkruani vendin tuaj sot – dhe nëse kishit mundur çfarë do të ndërmerrnit për ta ndryshuar.