Charles Garrett

British Ambassador to Macedonia

Guest blogger for UK in North Macedonia

Part of UK in North Macedonia

20th January 2017 Skopje, North Macedonia

Shënime nga ditari, 26 Gusht 2027

Në malet e larta të Sharit në Maqedoni, ajri ka shije të shampanjës. Pas pesë orëve duke e pirë, ecja jonë sot na raskapiti por na gazmoi.

Është e mrekullueshme të rikthehem në Maqedoni. Ka nëntë vjet që nga çasti kur eca në Malin Sharr. Aso kohe, kur isha në postin e Ambasadorit Britanik në Shkup, ecja e këtillë si sot ishte sendi i parë që do ta bëja – për mua dhe familjen time, aventura jonë e preferuar në natyrë. Tashmë, në vitin 2027, Maqedonia organizoi Lojërat Olimpike Rinore, unë u riktheva me familjen time si mysafirë në dasmën e vajzës së disa miqve të Maqedonisë – mes shumë miqve të tjerë të cilët poashtu i bërëm në vendin i cili është i spikatur për mikpritje dhe mirëdashësi.

Sa shumë paska ndryshuar ky vend! Dallimet janë të dukshme. Në Ministrinë e Jashtme në Londër, sapo lexova një raport të mahnitshëm për Maqedoninë nga ambasadori aktual në Shkup.

Në atë raport, ai reflektoi atë që e quajti “Dekada e Maqedonisë”

Gjashtë vite më parë, qeveria e Maqedonisë lëshoi ofertën e saj për të organizuar Lojërat Olimpike Rinore 2027 përballë kundërshtarëve më të fortë që qenë të mendimit që kanë prioritete më të larta. Edhe në mesin e mbështetësve të ofertave, ekzistonte një besim i ulët që Maqedonia metëvërtetë do të mund të ia dal në fund.Ceremonia e mrekullueshme përfundimtare e kësaj jave, e cila mbulon një festival të shquar të sportit dhe të të rinjëve, nxjorri në pah këtë shtet të ri dhe ambicioz ballkanik në dritën më të mirë të mundshme.

Historia e Maqedonisë që nga pavarësia e saj më 1991 nuk ka qenë e thjeshtë. Vendi është sfiduar mes pikave të larta (shkëputja e saj në formë paqësore nga Ish-Jugosllavia)dhe pikave të ulëta (konflikti i vitit 2001), e pastaj sërish e njëjta. Disa vite pas konfliktit të 2001-shit, Maqedonia qe vend ii pare ballkanik që arriti statusin e shtetit kandidat për BE. Por më pak se një dekadë më pas u zhyt në një krizë kronike politike. Përpos gjithë kësaj, pengesa që e mbante pas Maqedoninë, ishte edhe bisedimi i vështirë me Athinën mbi çështjen e emrit të shtetit.

 Progresi i jashtëzakonshëm i dhjetë viteve të fundit mund të ndiqet edhe me angazhimet e bëra nga qeveria e cila morri mandatin pas zgjedhjeve të Dhjetorit në 2016. Zgjedhjet ishin të koncpetuara nga liderët politik si hapi i parë nga dalja e krizës. Me këtë, qeveria e re shfrytëzoi rastin me planin e saj vizionar “Maqedonia: Strategjia Kombëtare Për Të Gjithë Qytetarët Tanë”.

 Kjo lëvizje çoi në atë që tashmë njihet në mbarë Ballkanin si Dekada e Maqedonisë. Brenda këtyre dhjetë viteve, qeveritë e njëpasnjëshme të Maqedonisë kanë punuar shumë për të përmbushur dhe zhivulluar synimet ambicioze të Strategjisë Kombëtare. Si rezultat i kësaj, nuk është ky i vetmi vend që e ka vërrejtur dobinë: Udhëheqja e shquar e Maqedonisë është marrë për shembull edhe nga vende tjera të rajonit, duke bërë një kontribut të rëndësishëm mbi progresin Euro-Atlantik. Rajoni nuk është më një konsumator i sigurisë. Tashmë është një kontribues i rëndësishëm i sigurisë kolektive Evropiane.

Sigurisht, marrëveshja për çështjen e emrit me Athinën në vitin 2020 ishte baza për shumicën e arritur nga kjo. Arritja e kësaj marrëveshjeje nuk qe piknik, dhe përmbyllja e saj kërkonte guxim të dukshëm politik nga të dy kryeqytetet. Mirëpo tashmë, gjashtë vite më pas, pothuajse është universalisht e parë si një gjë e mirë ngase përfundimisht hapi rrugën – sëbashku me reformat e tjera që rrjedhën nga zgjedhjet e vitit 2016 – për tiu bashkangjitur NATO-së dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në BE. Maqedonia më nuk është në shportën e “vështirë”.

Teksa marrëveshja e vitit 2020 hapi derën, respektivisht ishte angazhimi i qeverisë që implementoi reforma që sollën progres më të shpejtë Euro-Atlantik. Në qendër të saj ka qenë edhe rritja e besimit të qytetarëve të Maqedonisë në sistemin gjyqësor. Ka kaluar koha e sygjerimeve të përditshme që vendime të ndjeshme të gjykatave janë pre e influencës politike. Reputacioni i ripërtrirë i Maqedonisë për përsosshmërinë e Sundimit të Ligjit,e ushqyer nga një përqëndrim i qëndrueshëm mbi përforcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë, dhe tolerances zero ndaj korrupsionit mbi të gjitha nivelet, ka qenë pothuajse më se e mirëpritur në sektorin e biznesit. Është definitivisht një nga argumentet më të fuqishme për të tërhjekur investime të huaja direkte. Madje, ndërmarrjet e vogla e të mesme janë duke lulëzuar.

Është zhvillimi ekonomik i Maqedonisë që i ka bërë njerëzit mbarë Evropën të ulen e të vështrojnë nga afër. Ka kohë që vendi ka qenë konkurrues në nivel rajonal. Por, skena fillestare në Shkup dhe nyjet në Tetovë, Bitollë dhe Shtip, tashmë janë zilia e Ballkanit. Ata shërbejnë si një incubator i fuqishëm për ide dhe kreativitet. Ata kanë siguruar një mirëseardhje të mire ndaj ekonomive rajonale, doemos në rrethin e të rinjëve. Madje, ata janë edhe përgjegjës për nxitjen e profilit ndërkombëtar të Maqedonisë në mënyrë që paratë thjeshtë s’mund ta blejnë: Zbor, një softuer i përgatitur nga fillestarët në fushën e softverëve në Maqedoninë Lindore tashmë kanë më shumë përdorues se sa Skype dhe Facetime sëbashku

Suksesi ekonomik ka ushqyer te të dyja dhe ka kontribuar ndaj një marrëdhënie më të fuqishme dhe konstruktive mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Bizneset në mbarë vendin qenë të shpejta që të shfrytëzojnë maksimumin e qasjes së përmisuar në tregjet rajonale me Marrëveshjen e Tregtisë së Ballkanit Perëndimor të vitit 2019. Ka pasur disa bashkëpunime veçanërisht të mira mes bizneseve të shqiptarëve dhe maqedonasve me pikësynim për të mbizotëruar mbi aftësitë e njëri-tjetrit dhe të kontaktojnë rrjete për të shfrytëzuar mundësi rajonale. Qasja inovative nga ana e qeverisë për të mbështetur sipërmarrësit ka nxjerrë në pah disa arritje të jashtëzakonshme. Lidhja Uells-Maqedoni mbi ripërtrirjen e energjisë, e përkrahur nga Këshilli Britanik, ka pozicionuar Maqedoninë në mesin e favoritëve Evropian si prodhues të erës dhe energjisë diellore.

Turizmi poashtu ka luajtur rolin e saj. Vizita studimore e betejës në Dojran tashmë është një karakteristikë e rregulltë për shumë turistë britanik që vizitojnë Maqedoninë. Gjatë një vizite të fundit këtu, Sekretari i Jashtëm shkoi në të ashtuquajturën rajoni Maliesheva në verilindje të Maqedonisë që ta sheh punën e bërë si pasojë e bashkëpunimit mes sipërmarrësve skocez dhe maqedonas për ta zgjeruar turizimin malor. Ohri, si gjithmonë një atraksion turistik brenda Maqedonisë, shfrytëzon maksimumin e saj nga pozita, historia dhe arkitektura e jashtëzakonshme që posedon për tu bërë njëri nga destinacionet më të mëdha të Evropës Juglindore. Tërë këtë e ka arritur duke e mbrojtur pasurinë e saj më të madhe – bukurinë natyrale dhe ekologjike.

Kjo histori e shquar u pasqyrua edhe në Lojërat gjatë kësaj jave. Kryeministrja e re e Maqedonisë më tregoi me shumë krenari çka ka arritur Maqedonia brenda dekadës së fundit, dhe se si e tërë, kjo është bazuar vendosmërisht mbi ambicjet  dhe mbizotërimin e diversitetit të madh të njerëzve. Ky diversitet ka qenë i reflektuar në tri vende të ndryshme. Teksa Shkupi pësoi shumicën e aksionit dhe kaloi shkëlqyeshën, Tetova po qe aq mbresëlënëse. Deri në vitin 2017, Tetova qëndronte në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë; por që nga viti 2022, ajo ka tërhequr vetëm vëmendje pozitive për pastrimin e saj të jashtëzakonshëm ambiental. Mes tjerash, Ohri, ishte një mjedis i jashtëzakonshëm për gara atletike dhe kanotazh.

 Historia e Maqedonisë rrallë herë ka qenë e qetë. Por, “Dekada e Maqedonisë”, ka qenë një dekadë e suksesit e pasqyruar në suksesin e Lojërave, një garë që Komiteti Ndërkombëtar Olimpik e ka lavdëruar për “arritje të një niveli të ri”. Do të jetë një akt i vështirë nga mikpritësi vijues për ta ndjekur.

#Maqedonia2027 #Macedonia2027