Paul Edwards

Deputy Head of Mission, British Embassy Skopje

Guest blogger for UK in North Macedonia

Part of UK in North Macedonia

27th October 2017 Skopje, North Macedonia

Përse të gdhendish njeri luan

Photo credit BBC webpage, Lion Man Living With The Gods: The Beginnings of Belief. (© Museum Ulm, photo: Oleg Kuchar, Ulm)
Photo credit BBC webpage, Lion Man Living With The Gods: The Beginnings of Belief. (© Museum Ulm, photo: Oleg Kuchar, Ulm)

Historiani britanik Neil MacGregor në BBC serialin e tij në radio “Të jetosh me perënditë”, rikthehet në artikujt fetarë të së kaluarës. Historia e tij fillon në një shpellë rreth 35 deri në 40 mijë vjet më parë. Në atë shpellë, një burrë/grua i/e epokës së gurit, ulet duke mbajtur çatallin e mamuthit të leshtë. Jeta e saj dhe jeta e fisit të cilit ajo i përkiste vareshin nga gjuetia, duke bërë rroba dhe duke mbledhur manaferra, rrënjë dhe gjethe. Ushqimi në ato kohëra konsiderohej si detyrë e lodhshme, në të cilën të gjithë e kishin patjetër të marrin pjesë.

Megjithatë ky person në këtë shpellë të posaçshme kishte ndërmend diçka tjetër. Detyra e saj ishte që të përdorë mjetet e gurit që kishte në dispozicion për të formuar  një çatall në një figurë të një personi me një kokë luani. Kjo nuk ishte detyrë e lehtë. Paraprakisht, 35.000 vite më parë, dy individë u përpoqën të rikrijojnë objektin me të njëjtat mjete në dispozicion. Vetë heqja e çatallit nga nofulla u morri dhjetë orë; formësimi i rëndomtë zgjati rreth 200 orë dhe rekreacioni i plotë i figurës morri më shumë se 370 orë.

Kjo është një kohë tejet e gjatë për një person të kohës së gurit të jetë joproduktiv. Duke mos marrë pjesë në kërkim të ushqimit, ujit ose krijimit të rrobave. Pra, pse ta bënte këtë?

Teoria më logjike është se kjo figurë është e ndërlidhur me një lloj besimi. Ndoshta kjo ishte një përfaqësim i perëndisë ose i shpirtit të fisit – një figurë që mund t’i mbronte ata nga dëmi ose t’u sillte fat. Me siguri ishte diçka e denjë për të kaluar 370 orë gdhendje të kujdesshme.

Ky rrëfim ka rëndësi historike, madje, është relevant edhe sot. Shfaq që besimi fetar ose shpirtëror ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekzistencës njerëzore që para që të fillojë regjistrimi i historisë. Sipas një studimi aktual demografik kohëve të fundit besimi i një lloji apo tjetri, sot është akoma i rëndësishëm për 5.8 miliarda njerëz.

Ky tregim ka rëndësi në këtë datë – 27 tetor – sepse sot është Dita Ndërkombëtare e Lirisë Fetare. Është një ditë ku njerëzit në mbarë botën mund të kujtojnë veten që liria për të pasur fe ose besim, dhe për ta ndjekur e praktikuar atë është një e drejtë themelore njerëzore. Këtë fakt duhet të reflektojnë sepse e drejta e besimit fetar abuzohet shumë shpesh.

Për fat të keq shumë qeveri i kalojnë ligjet e blasfemisë dhe dënojnë ata që praktikojnë një fe pakice në atë vend. Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga persekutimi, ngacmimi apo sulme të dhunshme, thjeshtë sepse besojnë diçka ndryshe nga shumica. Autoritetet në shumë vende në mënyrë rutinore i kufizojnë praktikat fetare dhe shkatërrojnë vendet e adhurimit ose simbolet e besimit.

Përderisa unë personalisht nuk i përkas ndonjë besimi fetar dhe  kjo është e drejta ime – jam mbështetës i madh i ruajtjes të së drejtës së secilit që praktikon besimin e vet gjer sa nuk nuk inkurajojnë ose nxisin dhunë, urrejtje ose dëmtojnë të tjerët.

Në tetor të vitit 2016, Zyra e Jashtme Britanike organizoi një konferencë për të shqyrtuar çështjet e fesë dhe besimit. Pjesëmarrësit në konferencë nxjorrën në pah një sërë të gjërë të dëshmive që shfaqin që shoqëritë gjithëpërfshirëse, në të cilat njerëzit janë të lirë të praktikojnë fenë dhe besimet e tyre, janë më pak të prirur ndaj ekstremizmit. Kufizimi i lirisë mund të çojë në përdorimin e fesë si një justifikim për dhunë. Qeveria britanike vepron në drejtim të sigurimit të tolerancës fetare dhe lirisë në Britaninë e Madhe. Aplikon presion diplomatik ndaj atyre vendeve që në mënyrë rutinore abuzojnë të drejtat e të tjerëve në këtë mënyrë.

Pra, nëse ju aderoni judaizmin, krishterizmin apo islamin. Ose, Hinduizmin, Taoizmin, Budizmin apo Sikhizmin. Ose nëse ju i përkasni disa besimeve të tjera fetare – ose fare nuk keni besim. E drejta juaj për të besuar është një bazë dhe zgjedhja juaj në atë se çka besoni është e juaja. Askush nuk ka të drejtë t’ju detyrojë të besoni diçka tjetër ose të kufizojë shprehjen e besimit tuaj. Dhe ashtu siç tregon personi i epokës së gurit që gdhendë shfaqjet e njeriut-luan, të kesh besim ose fe është një nevojë themelore njerëzore që ka qenë rreth e rrotull për të më së paku 35 mijë vjet. Shënim: një fotografi e figurës së njeriut luan që mbahet aktualisht në Muzeun Ulm në Gjermani mund të gjendet në artikullin me titull “Njeriu – Luan”.